Sport

Ai ishte i admiruar nga mbarë bota, por për vite me radhë kishte fjetur me gruan e të vëllait dhe abuzonte me partneren...

Për vite me radhë Ryan Giggs ishte idhulli i fansave dhe shumë fëmijëve, të gjithë e adhuronin dhe fjala e tij dëgjohej. Madje ai pati mundësinë të ulet përkohësisht në krye të “Djajve të Kuq” dhe të shkruajë historinë e klubit si lojtar-trajner.

13 Korrik 2023, 12:40 Nga DOSJA
Ai ishte i admiruar nga mbarë bota, por për vite me radhë kishte

ANGLI - Futbollisti legjendar Ryan Giggs (49) do të shkojë sërish në gjykatë këtë muaj, për një gjyq të ri me akuzën e dhunës në familje, shkruajnë mediat angleze. 

Gjyqi i parë i Giggs u mbajt në gusht të vitit të kaluar, por juria nuk ra dakord për fajin e legjendës së Manchester United dhe ish-menaxherit të Uellsit. Giggs, ndërkohë, është në lirim me kusht dhe më parë tha se ishte i zhgënjyer nga gjyqi i ri.

Për vite me radhë Giggs ishte idhulli i të gjithë fansave dhe shumë fëmijëve, të gjithë e adhuronin dhe fjala e tij dëgjohej. Madje ai pati mundësinë të ulet përkohësisht në krye të “Djajve të Kuq” dhe të shkruajë historinë e klubit si lojtar-trajner. 

Ai luajti më shumë se 600 ndeshje për klubin më të madh anglez dhe u nderua me “Urdhrin e Perandorisë Britanike”, ndërkohë që tani gjithçka ka rënë në ujë. Dhe trofe, dhe imazhe në kokën e kujtdo që e do ngjyrën e kuqe, se si ai i pandalshëm, nxitonte drejt portës së kundërshtarit përgjatë vijës jashtë linje në anën e majtë. 

Ish e dashura e tij, Kate Greville, pohoi në gjyq se Giggs kontrollonte jetën e saj shoqërore dhe ishte e pamëshirshme në fund të marrëdhënies së tyre gjashtëvjeçare. “Më bëri të ndjeja se duhej të bëja atë që thonte ai, përndryshe do të kishte pasoja”, - tha ajo në gjykatë.

Greville pretendon se Giggs është i varur nga seksi dhe se ajo ndjeu se ai ishte me të vetëm që të flinin së bashku. “Nuk do të më linte kurrë vetëm, nuk kishte asnjë moment që të mos donte të bënim  seks. Nëse nuk do t'i përgjigjesha, do të merrja shumë mesazhe shqetësuese. Një herë më dërgoi një email shantazhi, ishte një video e seksit tonë. Ai tha se do t'ua dërgonte këtë njerëzve nëse nuk do t'i përgjigjesha”.

Greville akuzoi Giggsin edhe për sulm dhe lëndim të rëndë trupor. Ajo pretendon se një herë i ka hedhur një laptop dhe kur ajo i ka thënë ta linte, ai e ka shkelmuar. Ai dyshohet se sulmoi edhe motrën e saj më të vogël Emën. Ajo gjithashtu pretendon se ai e tradhëtoi atë në çdo mënyrë. “Ajo që gjeta në tabletin e tij ishte më e keqe nga sa mund ta imagjinoja. Ai ka pasur marrëdhënie me tetë gra derisa ishte me mua. Dhe të gjitha këto ishin marrëdhënie serioze,” - pohon Greville.

Giggs ishte trajner i Uellsit deri në nëntor 2020 kur u arrestua dhe më vonë u akuzua për sjellje të dhunshme dhe sulm fizik ndaj ish-partneres së tij, Kate Greville. Më pas ai dha dorëheqjen nga posti i trajnerit dhe hodhi poshtë të gjitha akuzat kundër tij.

Reputacioni i Giggs është dëmtuar prej kohësh, pasi u zbulua se ai flinte me gruan e vëllait të tij për vite me radhë. Vëllai i tij, Rhodri, nuk ishte aq i suksesshëm në fushën e futbollit dhe Ryan pati më shumë sukses me seksin më të bukur, duke përfshirë gruan e Rhodrit, Natasha. 

Lidhja e tyre zgjati nga viti 2003 deri në vitin 2010. Në fund gjithçka doli në media, familja Giggs u turpërua publikisht dhe u nda në dy kampe. Vetëm At Deni qëndroi pranë Rodrit. “Më vjen turp për djalin tim Ryan, - tha Danny, kur vëllai i tij më i famshëm u bë trajner i Uellsit. 

Dhe Rhodri foli në një podcast për vëllain e tij të famshëm Giggs dhe aferën për të cilën u shkrua nga tabloidët në të gjithë botën.  

“Të gjithë kanë pikën e tyre të dobët. Kur Ryan dilte një natë jashtë, ai duhej të flinte me gra. Ai është një maniak seksi”. Rhodri u pyet nga mikpritësi nëse e përbuz vëllanë e tij për gjithçka që i bëri.  “Jo, nuk e përçmoj. Më vjen keq për të,”- tha Rhodri, teksa shtoi: “Ai kishte një karrierë të jashtëzakonshme, por në fund u turpërua. Nuk është faji im, e ka zgjedhur vetë. Unë isha besnik”.

B.T (Dosja.al) 

Sondazh

Poll