13 Korrik 2023, 12:20
Nga DOSJA

GJERMANI - Futbollisti legjendar gjerman Michael Ballack ishte vërtet i shkëlqyer në fushë dhe pakkush mund të bënte të njëjtën gjë me të. Por në botën e futbollit ai u kujtua si një humbës, ndoshta më i madhi ndonjëherë, duke marrë parasysh humbjet e shumta të pësuara në ndeshjet më të mëdha të karrierën e tij të pasur.
Si 21-vjeçar, ai arriti titullin e Bundesligës kur ndodhi një nga mrekullitë më të mëdha në historinë e futbollit gjerman. Ishte në sezonin 1997/1998.
Kaiserslaturen u bë kampion i Gjermanisë për habinë e të gjithëve dhe Ballack u quajt 'Kajzeri i vogël', ai u konsiderua trashëgimtari i vërtetë i të paharruarit Franz Beckenbauer. Më vonë ai luajti për Bayer Leverkusen, Bayern Munich dhe Chelsea.
Ballack përjetoi fiaskon e parë në vitin 2001. Më pas, si lojtar i Bayer Leverkusenit, ai humbi titujt e Bundesligës, Kupës së Gjermanisë dhe Champions League për dy javë. Fati nuk e ndoqi as te Bayern. Ai fitoi Bundesligën, por në skenën ndërkombëtare ishte totalisht i pasuksesshëm me gjigantët nga Munich.

Kjo u pasua nga katër vite te Chelsea, ku humbja në finalen e Champions League kundër Manchester United në 2008 do të jetë më e vështira për të. Lotët e tij u përzien me shiun e Moskës dhe më pas bënë xhiron e botës së futbollit. Nuk pati fat as me kombëtaren gjermane. Ai ishte kapiteni i saj dhe humbi finalen e Kupës së Botës dhe Euro 2008. Disfata kundër Italisë në gjysmëfinalen e Kupës së Botës në vitin 2006, kur gjermanët pritën turneun, e lëndon veçanërisht atë.
Në jetën e tij private, ai i pëlqente aventurat me femra e martuara apo të zëna. Ish-shoku i skuadrës Christian Lell e akuzoi atë, se ai u shkatërronte jetën e të tjerëve.
“Ballack hyn në jetën private të të tjerëve dhe i shkatërron ata pa e menduar. Nëse është kapiten i Gjermanisë, mendon se mund të bëjë çfarë të dojë”,- tha Lell pasi mësoi se Ballack kishte fjetur me partneren e tij.
Goditjen më të rëndë dhe më të dhimbshme e pësoi në vitin 2021, kur i vdiq djali 18-vjeçar Emilio dhe më pas u tërhoq në vetvete. Pasi u shërua mendërisht, filloi punën si analist i ndeshjeve të futbollit.

B.T (Dosja.al)
Sport
13 Korrik 2023, 12:00
FRANCE - Kampioni francez, Paris Saint Germain, është i rrënuar sipas mediave vendase, pasi raportet mes futbollistëve dhe pronarëve dy...
Sport
13 Korrik 2023, 11:40
FRANCE - Sipas të përditshmes “L'Équipe”, portieri aktual i PSG-së, 24-vjeçari italian Gianluigi Donnarumma, nuk i...
Sport
13 Korrik 2023, 11:20
GJERMANI - Anësori Sadio Mane sigurisht që nuk do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës së Bayern Munichut...
Sport
13 Korrik 2023, 11:00
ANGLI - Steven Gerrard dëshiron të marrë Jordan Henderson në Arabinë Saudite dhe Al-Ettifaq nuk duket se po kërkon mënyra p&e...
Sport
13 Korrik 2023, 10:42
TIRANE - Sot është dita e skuadrave shqiptare ta thonë fjalën e tyre. UEFA Conference League çel zyrtarisht edicionin e ri 2023-2024 ...
Sport
13 Korrik 2023, 10:30
ARABIA SAUDITE - Këtë të mërkurë, Al Hilal ka nënshkruar zyrtarisht me mesfushorin serb 28-vjeçar, Sergej Milinkovic-Savi...
Sport
13 Korrik 2023, 10:00
ITALI - Interi ka zyrtarizuar të mërkurën nënshkrimin me një qendërmbrojtës të ri gjerman, i cili shquhet për ...
Sport
13 Korrik 2023, 09:30
SHBA - 'Messimania' është në sipërfaqe dhe ka pushtuar Shtetet e Bashkuara prej disa ditë pas prezantimit të Lionel Messit ...
Sport
13 Korrik 2023, 09:00
FRANCE - Në betejën e tyre për të mos lejuar që Kylian Mbappé të lërë Parisin të lirë ...
Sport
13 Korrik 2023, 08:30
SPANJE - Real Madrid mohon të ketë shkelur Fair Play-in Financiar, siç thuhet nga gazeta angleze “The Telegraph”&nbs...