Sport

VIDEO/ Al Hilal firmos me Milinkovic-Savic, “goditja” e tretë në tregun europian...

Mesfushori 28-vjeçar, i cili ka përfaqësuar Lazion në tetë sezonet e fundit, i kushtoi arkës së Arabisë Saudite 40 milionë euro.

13 Korrik 2023, 10:30 Nga DOSJA

VIDEO/ Al Hilal firmos me Milinkovic-Savic, “goditja” e tretë

ARABIA SAUDITE - Këtë të mërkurë, Al Hilal ka nënshkruar zyrtarisht me mesfushorin serb 28-vjeçar, Sergej Milinkovic-Savic, me një kontratë të vlefshme deri në vitin 2026.

Mesfushori 28-vjeçar, i cili ka përfaqësuar Lazion në tetë sezonet e fundit, i kushtoi arkës së Arabisë Saudite 40 milionë euro. 

Pas njoftimit zyrtar nga Koulibaly dhe Rúben Neves, Savic është nënshkrimi i tretë milioner i Al-Hilal, që stërvitet nga trajneri portuges Jorge Jesus.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll