Sport

Ish-menaxheri i Verratti akuzon pronarët e gjigantit francez të PSG-së: “Futbollistët yje janë robër të sheikëve të pasur”

“Përvoja ime me ta është shumë e keqe. Ata kujdesen vetëm për paratë. Është një klub që nuk ka shpirt. Ata nuk i lënë lojtarët të largohen, sepse emiri dhe Al Khelaifi mendojnë se gjithçka mund të blihet, se ata mund të pushtojnë botën vetëm me para”

13 Korrik 2023, 12:00 Nga DOSJA
Ish-menaxheri i Verratti akuzon pronarët e gjigantit francez të

FRANCE - Kampioni francez, Paris Saint Germain, është i rrënuar sipas mediave vendase, pasi raportet mes futbollistëve dhe pronarëve dyshohet se janë shumë të këqija. 

Kështu ka thënë ish-menaxheri i Marco Verrattit, Donato di Campli, i cili pretendon se yjet e parizienëve janë bërë robër të sheikëve të pasur. 

Në verën e vitit 2017, lojtari i përfaqësueses italiane ishte në prag të një transferimi te Barcelona, ​​por transferimi nuk ndodhi, pasi PSG e ndaloi transferimin. 

“Lojtarët janë të mbyllur në Paris. Ata kurrë nuk bëjnë atë që duan, por atë që dëshiron vetëm klubi. Ata janë të ‘burgosur’ dhe viktima të shantazhit. Ne vendosëm të shkonim te Barcelona, por Al Khelaifi madje më tha nëse do të vazhdoja të përpiqesha të bëja një operacion me Barçën, Verratti do të më pushonte...

Dhe kështu ndodhi. Jam i sigurt që Marco u tremb, nuk do ta pranojë, por kështu është,”- ka thënë Di Campli për “Relevo”.

“Verratti ishte në burg. Kur biseduam me Barcelonën, ata i thanë se do të nënshkruanin me Neymarin, se do të bënin një projekt rreth tij. Ish-presidenti i Barcelonës, Bartomeu, vazhdimisht i telefononte Al Khelaifit dhe ai nuk iu përgjigj kurrë telefonit. 

Përvoja ime me ta është shumë e keqe. Ata kujdesen vetëm për paratë. Është një klub që nuk ka shpirt. Ata nuk i lënë lojtarët të largohen, sepse emiri dhe Al Khelaifi mendojnë se gjithçka mund të blihet, se ata mund të pushtojnë botën vetëm me para. Por tashmë u pa se kjo nuk ishte e mundur,” - zbuloi Di Campli.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll