Sport

Shqiptarët “pushtojnë” UEFA Conferenca League, sonte 7 skuadra kërkojnë lavdinë europiane...

Shtatë skuadra shqiptare zbresin sot në fushë në garën e kupës ‘më të vogël’ europiane. Në mesin e tyre dy janë kosovare dhe shqiptare të Maqedonisë

13 Korrik 2023, 10:42 Nga DOSJA
Shqiptarët “pushtojnë” UEFA Conferenca League, sonte 7

TIRANE - Sot është dita e skuadrave shqiptare ta thonë fjalën e tyre. UEFA Conference League çel zyrtarisht edicionin e ri 2023-2024 me dhjetra ndeshje, që do të nisin që nga ora 17:00. Vëmendja dhe interesi më i madh i yni është tek ekipet shqiptare dhe janë plot 7 të tilla që do të garojnë ditën e sotme.

E gjitha nis nga Egnatia, e cila debuton për herë të parë në Europë, ku sfidon Ararat-Armenia në transfertë në orën 17:00. Dy orë më vonë është Dukagjini i Kosovës, një tjetër debutues që do të presë në shtëpi FC Europa dhe Shkupi që sfdon Hegelmann në transfertë. Nga ‘dardanët’ është përsëri Gjilani që në orën 19:30 sfidon luksmeburgasit e Niederkorn.

Supersfida e ditës është ajo mes Tiranës dhe Dinamo Batumi. Në orën 20:00 në ‘Air Albania’, bardheblutë presin gjeorgjianët me qëllimin e vetëm fitoren. Në të njëjtën orë luan edhe Shkëndija me Haverfordwest. Mbrëmjen e mbyll Vllaznia që luan në Belfast në transfertë ndaj Linfield në orën 20:45. Ja dhe ndeshjet e ditës:

Ararat-Armenia - Egnatia 17:00
Dukagjini - Europa 19:00
Hegelmann - Shkupi 19:00
Niederkorn - Gjilani 19:30
Tirana - Dinamo Batumi 20:00
Shkendija - Haverfordwest 20:00
Linfield - Vllaznia 20:45

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll