Çmenduri amerikane! Në Miami, krijohet hamburgeri ‘Lionel Messi’… (video)
SHBA - 'Messimania' është në sipërfaqe dhe ka pushtuar Shtetet e Bashkuara prej disa ditë pas prezantimit të Lionel Messit ...
Yann-Aurel Bisseck, 22 vjeç, mbërriti në Milano, pasi u transferua për shtatë milionë euro dhe ka nënshkruar deri në qershor 2028.
ITALI - Interi ka zyrtarizuar të mërkurën nënshkrimin me një qendërmbrojtës të ri gjerman, i cili shquhet për forcën e tij fizike, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Ai është Yann-Aurel Bisseck, 22-vjeçar, i blerë nga Aarhusit danez. Ai mbërrin te klubi ‘zikaltër’ pasi u transferua për shtatë milionë euro dhe firmosi deri në qershor 2028.
I lindur në Këln, më 29 nëntor 2000, nga prindër kamerunas, Bisseck është një qendërmbrojtës i fuqishëm 196 centimetra i gjatë, i cili bëri debutimin e tij për ekipin e parë të FC Cologne në 2017, në moshën vetëm 16 vjeç e 11 muaj, kundër Hertha Berlinit, duke u bërë debutuesi më i ri gjerman në historinë e Bundesligës.
Kthesa përfundimtare e tij erdhi në verën e vitit 2021, kur FC Cologne ia shiti Aarhus-it për pak më shumë se gjysmë milioni euro. Bisseck shpërtheu në Danimarkë dhe luajti 68 ndeshje në dy vjet (gjashtë gola dhe tre asistime), duke u vendosur si një shtyllë e ekipit skandinav. Ai është gjithashtu një lojtar i U-21 me Gjermaninë.

David Nielsen, trajneri i tij i parë në Aarhus, kohët e fundit deklaroi se Bisseck është prototipi i mbrojtësit modern, një "mal në këmbë" i vërtetë. Tani ka ardhur koha që Yann-Aurel të fillojë aventurën e tij të re 'zikaltrit'.
B.T (Dosja.al)
SHBA - 'Messimania' është në sipërfaqe dhe ka pushtuar Shtetet e Bashkuara prej disa ditë pas prezantimit të Lionel Messit ...
FRANCE - Në betejën e tyre për të mos lejuar që Kylian Mbappé të lërë Parisin të lirë ...
SPANJE - Real Madrid mohon të ketë shkelur Fair Play-in Financiar, siç thuhet nga gazeta angleze “The Telegraph”&nbs...
ITALI - Mirë se vini në stil të madh për Christian Pulisic në Milano. Pas nënshkrimit me kuqezinjtë der...
ANGLI - Menaxherja e zhvillimit të biznesit te Manchester Cityt, Fiona Barclay, u burgos në nëntor 2022 për mashtrim financiar. 34-vje&cce...
BRAZIL - Cassia Lourenco, partnerja e re e jetës së Eder Militao (25 vjeç), mbrojtësit të Real Madridit, u kritikua ashpër, pa...
ANGLI - Jo një, jo dy, por 375 shkelje dyshohet se janë kryer nga Harry Tofolo, i cili ka thyer vazhdimisht rregullat e basteve të FA. &l...
ANGLI - Nuk kanë fund thirrjet homofobike në futboll, këtë herë një tifoz i Fulham u dënua me tre vjet, për ...
ITALI - Samir Hadanovic, i cili ka luajtur për zikaltrit nga viti 2012, tashmë zyrtarisht nuk është pjesë e Interit. ...
SHBA - Gazetari argjentinas Gaston Edul ka zbuluar se Inter Miami do të përdorë dy tribuna të palosshme (të ngjashme me ato të p...