Sport

PSG shpenzon “plumbin” e fundit, që Kylian Mbappé të rinovojë kontratën e tij...

Klubi parizien i drejtohet një figure nga ambienti i lojtarit, për të ndërmjetësuar

13 Korrik 2023, 09:00 Nga DOSJA

PSG shpenzon “plumbin” e fundit, që Kylian Mbappé

FRANCE - Në betejën e tyre për të mos lejuar që Kylian Mbappé të lërë Parisin të lirë në fund të sezonit të ardhshëm, PSG i është drejtuar një figure të afërt me sulmuesin, Ziad Hammoud, i cili gjithashtu ka lidhje me lidershipin e Katarit, në përpjekje për të ndërmjetësuar në favor të një rinovim kontrate.

Siç raportohet nga radio “RMC Sport” të martën, Hammoud do të luajë një rolin e një ndërmjetësi midis klubit dhe lojtarit në përpjekje për të afruar pozicionet në ditët në vijim. Sipas shtypit francez, Hammoud është menaxheri i punësuar nga ylli i Bondy për të kryer biznese që lidhen me imazhin e tij.

Nga ana tjetër, ky libanez, me banim në Francë dhe ish-menaxher i zinxhirit BeIN Media Group, i themeluar nga Nasser Al-Khelaïfi, ka gjithashtu një marrëdhënie të mirë me presidencën e PSG-së.

PSG shpenzon “plumbin” e fundit, që Kylian Mbappé

Marrëdhënia mes PSG-së dhe Mbappe-s ka kaluar orë kritike, pasi u zbulua se lojtari 24-vjeçar i kishte konfirmuar klubit synimin e tij për të mos rinovuar kontratën vitin e ardhshëm .

Sulmuesi, megjithatë, ka theksuar synimin e tij për të vazhduar me fanelën blu edhe sezonin e ardhshëm. Bordi i drejtorëve të klubit, megjithatë, e refuzon kategorikisht këtë opsion, i cili do të nënkuptonte një largim të lirë për yllin e tij të madh.

“Nuk mund ta lëmë lojtarin më të mirë në botë të largohet falas”, tha presidenti i PSG-së më 5 korrik gjatë prezantimit të Luis Enrique si trajner i ri i skuadrës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll