Politike

‘Integrimi’/ Lleshaj: 100 mijë armë në duart e qytetarëve, gati ligji i ri! Goditëm 22 grupe kriminale

14 Tetor 2019, 11:03 Nga DOSJA
‘Integrimi’/ Lleshaj: 100 mijë armë në duart e

TIRANË- U mblodh sot Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian, ku morën pjesë ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, kryeprokurorja Arta Marku, deputetët e mazhorancës dhe anëtarët e Këshillit. Në fokus të mbledhjes ishte lufta kundër krimit, ku raportuan Marku dhe Lleshaj.

Ministri Lleshaj tregoi sesi i ishte përgjigjur pyetjes së një gazetareje,  e cila e kishte pyetur për goditjen e peshqve të mëdhenj, ndërkohë që Marku tha se janë hetuar zyrtarë të lartë, por ky është një sekret hetimor.

Ministri foli për armët dhe tha se në Parlament do të kalojë ligji i ri për armët, pasi sipas tij, në Shqipëri aktualisht janë 100 mijë armë në duart e qytetarëve. Përsa i përket luftës së bandave, Lleshaj tha se Policia e Shtetit ka goditur 22 grupe kriminale gjatë vitit 2019.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike goditja ndaj krimit te organizuar sander lleshaj goditja ndaj krimit te organizuar sander lleshaj

Sondazh

Poll