Politike

Raporti i Venecias, Meta: S’kam shkelur Kushtetutën, shpërdoruan energji kot

14 Tetor 2019, 11:23 Nga DOSJA
Raporti i Venecias, Meta: S’kam shkelur Kushtetutën, shpërdoruan

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka reaguar pasi Komisioni i Venecias ka publikuar raportin përfundimtar.

Në një reagim për mediat, Meta shprehet se Komisioni i Venecias ka konfirmuar të gjitha qëndrimet e tij dhe se nuk e ka shkelur në asnjë moment Kushtetutën.

më tej, Presidenti shpreh keqardhje pasi shton se Komisioni i Venecias këtë energji mund ta kishte investuar në negociatat dhe jo të merrej me vlerësimin e drekteven të Metës.

Deklarata e Presidentit Ilir Meta

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta vlerëson se Opinioni përfundimtar i Komisionit të Venecias konfirmoi të gjitha qëndrimet e Presidentit të Republikës.

Si asnjëherë tjetër, Opinioni përfundimtar pësoi ndryshime thelbësore nga projekti paraprak.

Ndër konkluzionet kryesore u evidentua se:

Presidenti i Republikës shpreh keqardhjen që gjatë katër muajve u shpërdoruan energji që do të duhet të ishin në shërbim të integrimit europian të Shqipërisë dhe vendimit të shumëpritur për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE.

Komisioni i Venecias publikoi sot raportin përfundimtar ku theksoi se Presidenti mund t’i shtyjë zgjehdjet vetëm në raste emergjente. Më tej Venecias shtonte se shkarkimin e ka në dorë Kushtetuesja. 

(f.m.dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta raporti perfundimtar i komisionit te venecias ilir meta raporti perfundimtar i komisionit te venecias

Sondazh

Poll