Politike

‘Venecia’ publikon raportin përfundimtar për Metën: Shkarkimin e ka në dorë Kushtetuesja

14 Tetor 2019, 10:53 Nga DOSJA

TIRANË– Komisioni i Venecias ka publikuar këtë të hënë raportin përfundimtar zyrtar në lidhje me çështjen e dekretit të Presidentit Ilir Meta dhe për zgjedhjet e 30 qershorit.

Në dokumentin e publikuar në faqen zyrtare të Komisionit të Venecias shkruhet se Presidenti mund të anulojë zgjedhjet vetëm në situata emergjente.

Presidentit i duhet një bazë specifike – ad hoc – e ligjshme për të shtyrë zgjedhjet,”- shkruhet në dokument.

Ndërsa përsa i përket shkarkimit të Metës, Komisioni i Venecias shkruan se gjithçka mbetet në dorën e Kuvednit dhe të Gjykatës Kushtetuese.

Do të jetë në dorën e Kuvendit dhe në fund të Gjykatës Kushtetuese të përcaktojnë nëse anulimi, ne rastin konkret shtyrja e zgjedhjeve lokale është një shkelje e Kushtetutës nga ana e Presidentit dhe nëse shkelja është e një karakteri serioz, i cili do të lejonte një fajësim të Presidentit,”- shkruhet më tej në dokument.

Disa nga pikat përfundimtare të raportit

29 CDL-AD (2016) 007, Lista e kontrollit të sundimit të ligjit, II.A.6.

30 Rastet e bojkotimit të referendumeve nuk janë të krahasueshme, pasi mos-votimi zakonisht ka një rëndësi vendimtare për vlefshmërinë e referendumit. Nuk ishte Shteti shqiptar që i pengoi këto parti të garojnë në zgjedhje, por vetë partitë vendosën të bojkotojnë zgjedhjet. Nëse kjo mund të kishte justifikuar shtyrjen e zgjedhjeve, sipas Art. 170 i Kushtetutës, duket e diskutueshme pasi kërkesat kushtetuese për marrjen e masave emergjente janë përcaktuar qartë dhe ngushtë. Në çdo rast, procedura e kërkuar nuk u ndoq.

 

(DRAFT-OPINIONI I PLOTË)

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike raporti perfundimtar i komisionit te venecias raporti perfundimtar i komisionit te venecias

Sondazh

Poll