Politike

“Kap ça të kapësh”, Balla ‘kërcënon’ gjyqtarët dhe prokurorët: Po përgatitemi për goditjen e grupeve kriminale

14 Tetor 2019, 10:47 Nga DOSJA
“Kap ça të kapësh”, Balla

Tiranë- Në mbledhjen e  Këshillit Kombëtar të Integrimit, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla ka deklaruar se qeveria po godet grupin kriminal të Prokurorëve dhe Gjyqtarëve “Kap ça të kapësh”.

“Unë jam shpresë plotë që Shqipëria dhe Maqedonia do të kenë një rrugë të re europiane. Nuk është rastësi që ky Këshill i Integrimit por zhvillohet në një kohë kur kuvendi në bashkëpunim me qeverinë po bën dhe goditjen e një grupi kriminal siç është “kap ça të kapësh”. I  atyre prokurorëve apo gjyqtarëve e dimë shumë mirë që nuk e kalojnë Vetingun dhe po shfrytëzojnë pozicionet  e tyre në gjykatë dhe Prokurori për të dëmtuar besimin  e shqiptarëve te drejtësia  dhe për të dëmtuar drejtësinë. Nuk është rastësi ky Këshill Kombëtar sot pasi është rritur dhuna ndaj grave dhe motrave dhe Kuvendi duhet të marrë të gjitha ndryshimet që të mbrohen aktet nga dhuna. Duhet të ndryshojnë edhe masat që duhet të merren. Siç ishte rasti i gjyqtarit në Gjirokastër me paturpësi, i cili në vend të merrte masa për ndalimin e dhunuesit, merr masën ndaj motrës dhe nënës të dhunuar nga një person i rrezikshëm. Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm të luftës kundër korrupsionit. Për këtë çështje duhet të raportojë edhe ministri i Brendshëm dhe Prokurorit të Përgjithshëm.“, u shpreh Taulant Balla.

Pak ditë më parë në Kuvend Edi Rama foli  për një ligj Special për Prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar që ende s’kanë dalë para Vettingut, po marrin vendime në kundërshtim me ligjin. Rama tha se ata janë një organizatë kriminale që funksionon në bazë të parimit “Kap ca të kapësh”, andaj duhen shpallur në kërkim. Nuk mungoi edhe një reagim nga shoqata e gjyqtarëve , ku u theksuar se kryeministri po minon besimin e qytetarëve në sistemin  e drejtësisë.

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ligji special per kck taulant balla ligji special per kck taulant balla

Sondazh

Poll