Bota

Samiti i NATO-s në Vilnius/ Biden: Zgjerimi i aleancës një moment historik!

Po ashtu ai shprehu kënaqësinë e tij për gjuhën e përdorur nga aleatët, në lidhje me mundësinë e ardhshme të Ukrainës për t’u anëtarësuar në NATO, pasi lufta e Rusisë në Ukrainë është ndër temat kryesore në axhendën e liderëve të NATO-s në Vilnius. 

11 Korrik 2023, 15:20 Nga a.l
Samiti i NATO-s në Vilnius/ Biden: Zgjerimi i aleancës një moment
Joe Biden dhe Jens Stoltenberg

LITUANI- 'Një moment historik' kështu e cilësoi presidenti amerikan Joe Biden zgjerimin e ardhshëm e NATO-s, duke komentuar përfshirjen e Finlandës dhe Suedisë në agjendën e samtiti të NATO-s. 

“Ky moment historik i anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO ka një rëndësi të madhe”, tha presidenti amerikan, me Jens Stoltenberg në krah, të cilin e uroi për rinovimin e mandatit të tij. 

Po ashtu ai shprehu kënaqësinë e tij për gjuhën e përdorur nga aleatët, në lidhje me mundësinë e ardhshme të Ukrainës për t’u anëtarësuar në NATO, pasi lufta e Rusisë në Ukrainë është ndër temat kryesore në axhendën e liderëve të NATO-s në Vilnius. 

samiti i natos ne lituani

Sondazh

Poll