Bota

Situata në Veri/ Kryetari i LDK-së: Duhet të shpallen zgjedhje të reja dhe të formohet një ekip për hartimin e draft-statutit të Asociacionit

Duke folur për hartimin e draft-statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, Abdixhiku, ka deklaruar se duhet të krijohet një ekip profesionistësh nga të gjitha sferat, ekip i cili më pas do të hartojë draft-statutin për këtë mekanizëm.

11 Korrik 2023, 15:11 Nga a.l
Situata në Veri/ Kryetari i LDK-së: Duhet të shpallen zgjedhje
Lumir Abdixhiku

KOSOVË- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka kërkuar organizim e zgjedhjeve të reja në katër komunat Veriore dhe formimin e një ekipi për hartimin e draft-statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Pas takimit të dytë konsultativ për gjendjen politike në vend me përfaqësues të shoqërisë civile e organizatave joqeveritare, në një prononcim të shkurtër për media Adbixhiku propozoi që zgjedhjet të organizohen nëpërmjet një marrëveshjeje politike mes Lëvizjes Vetëvendosje, Partisë Demokratike të Kosovës dhe katër kryetarëve aktualë. 

"Për LDK-në gjendja e tanishme kërkon shtensionim, zgjedhje të reja sa më parë që të jetë e mundshme me qëllim të kthimit të legjitimitetit tek institucionet lokale në katër komunat Veriore, i dëmtuar për shkak të pjesëmarrjes së ulët. Kryetarët në Veri duhet të japin dorëheqje pastaj të shkohet në zgjedhje brenda 45 ditëve. Kjo periudhë 45-ditëshe duhet të shërbejë për bindjen e serbëve për pjesëmarrje të plotë në zgjedhje”, ka thënë fillimisht ai.

Duke folur për hartimin e draft-statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, Abdixhiku, ka deklaruar se duhet të krijohet një ekip profesionistësh nga të gjitha sferat, ekip i cili më pas do të hartojë draft-statutin për këtë mekanizëm.

lumir abdixhiku

Sondazh

Poll