Bota

Në Lituani mbahet samiti i NATO-s/ Çfarë po bën presidenti rus? LËVIZJA e tij e fundit! Takon shefin ekzekutiv të bankës së 2-të më të madhe ruse

Më herët sot, Kremlini tha se do të bënte një analizë të thellë të deklaratave të liderëve perëndimorë në samit dhe do të merrte masa për të mbrojtur sigurinë e vetë Rusisë. 

11 Korrik 2023, 14:56 Nga a.l
Në Lituani mbahet samiti i NATO-s/ Çfarë po bën presidenti
Vladimir Putin dhe Andrey Kostin

RUSI- Teksa në Lituani po mbahet samiti i NATO-s, në Rusi është zbuluar lëvizja e fundit e presidentit rus, Vladimir Putin. Siç raportojnë mediat e huaja, Putin ka mbajtur një takim në Kremlin me shefin ekzekutiv të bankës VTB, Andrey Kostin. 

Presidenti rus është ulur përballë tij në një tavolinë mjaft të shkurtër.  Në të kaluarën, Putin ka zgjedhur të ulet shumë më larg zyrtarëve gjatë takimeve në Kremlin, si ky për ekonominë ruse shkurtin e kaluar.

Më herët sot, Kremlini tha se do të bënte një analizë të thellë të deklaratave të liderëve perëndimorë në samit dhe do të merrte masa për të mbrojtur sigurinë e vetë Rusisë. 

Kremlini paralajmëroi gjithashtu se Ukraina në NATO do të ishte potencialisht shumë e rrezikshme për sigurinë evropiane, duke shtuar se po ndjek nga afër samitin dy-ditor.

vladimir putin

Sondazh

Poll