Bota

'Vdekje shqiptarëve', shkrime raciste në muret e Gostivarit

Mbishkrime të tilla janë shkruar në objektet banesore drejt stacionit të autobusëve, konkretisht tek banesat kolektive në rrugën “Mara Ugrinova”.

11 Korrik 2023, 14:47 Nga k.m.
'Vdekje shqiptarëve', shkrime raciste në muret e Gostivarit
Pamje nga mbishkrimet

MAQEDONI E VERIUT- Disa objekte banimi në Gostivar janë "shënjuar" me mbishkrime me përmbajtje naziste dhe anti-shqiptare. Bashkë me parullën “Vdekje për shqiptarët”, janë vizatuar edhe simbole nënçmuese e ofenduese nga më të ndryshmet. Sipas raportimeve të "Alsat M", mbishkrime të tilla janë shkruar në objektet banesore drejt stacionit të autobusëve, konkretisht tek banesat kolektive në rrugën “Mara Ugrinova”.

'Vdekje shqiptarëve', shkrime raciste në muret e Gostivarit
Pamje nga mbishkrimet

Qytetarët theksuan se këto mbishkrime përbëjnë kërcënim për to, pasi sipas tyre janë shkruar në orët e vona të natës së kaluar ose herët mëngjesin e sotëm.

Rasti është denoncuar edhe në Polici nga ku kanë theksuar se ekipet policore do të ndërmarrin të gjitha masat për zbardhjen e rastit për evitimin e shkrimeve të tilla provokuese dhe urrejtëse.

rmv

Sondazh

Poll