Bota

'Kemi bërë marrëveshje me Rumaninë"/ Ministri britanik ngatërron Shqipërinë në një intervistë LIVE, e ndërpret prezantuesja

Prezantuesi Mishal Husain tha se Rishi Sunak ishte në rrugën e duhur për të thyer premtimin e tij për të ndaluar varkat e vogla që transportonin emigrantë përtej Kanalit nga Franca. Por mori kundërpërgjigje nga sekretari. 

11 Korrik 2023, 15:06 Nga k.m.
'Kemi bërë marrëveshje me Rumaninë"/ Ministri
Mel Stride

BRITANI E MADHE- Mel Stride bëri gafë në programin Today. Sekretari i punës dhe pensioneve Mel Stride u skuq në fytyrë kur ngatërroi dy herë Shqipërinë me Rumaninë në radio live. Ministri i kabinetit bëri gafën e turpshme teksa mbrojti planin e qeverisë për Ruandën në programin Today të BBC Radio Four.

Prezantuesi Mishal Husain tha se Rishi Sunak ishte në rrugën e duhur për të thyer premtimin e tij për të ndaluar varkat e vogla që transportonin emigrantë përtej Kanalit nga Franca. Por mori kundërpërgjigje nga sekretari. 

PJESË NGA BISEDA:

Mishal Husain: Numrat nuk janë më në rënie në krahasim me vitin e kaluar. Gjashtë muajt e parë të këtij viti janë tashmë të njëjtë me vitin 2022. Ju nuk do të jeni në gjendje t'i ndaloni varkat, apo jo?

Stride: Ne kemi nënshkruar një marrëveshje me Rumaninë, e cila do të thotë se duke i kthyer njerëzit menjëherë në Rumani, numri i rumunëve që vijnë këtu ka rënë.

Huseini: E ke fjalën për Shqipërinë?

Ministri: Më falni, e kam fjalën për Shqipërinë – ju kërkoj falje.

Më vonë në intervistë, Stride iu referua përsëri "marrëveshjes së Rumanisë" përpara se të korrigjohej përsëri. Ai po përpiqej t'i referohej një marrëveshjeje që Britania e Madhe ka arritur me Shqipërinë, e cila parashikon që emigrantët të kthehen menjëherë pas, nëse shkojnë në Anglii. 

Diku tjetër në intervistë, Stride këmbënguli se kryeministri do të mbajë premtimin e tij nëse "Commons" miraton Projektligjin e Migracionit të Paligjshëm dhe Gjykata e Lartë vendos që politika e dërgimit të azilkërkuesve në Ruandë është e ligjshme./huffingtonpost.co.uk

mel stride

Sondazh

Poll