Bota

Kalb lëkurën/ Çfarë është “droga zombie”? Rritet 'frikshëm' numri i vdekjeve në SHBA, Shtëpia e Bardhë zbulon planin e veprimit

Xylazine, e quajtur shpesh si Tranq ose droga zombie është përhapur në të gjithë Amerikën me një shpejtësi kaq alarmante saqë Shtëpia e Bardhë tani ka publikuar një plan të ri veprimi me gjashtë pika për të trajtuar krizën. 

11 Korrik 2023, 14:45 Nga a.l
Kalb lëkurën/ Çfarë është “droga
Fentanyl

Të dhënat e fundit nga 20 shtete amerikane dhe Distrikti i Kolumbisë zbulojnë se përqindja mujore e vdekjeve të lidhura me fentanil ku u zbulua ksilazina është rritur nga 2.9 % në 10.9 %, një rritje prej 276 %.  Shifrat e reja tregojnë një rritje drastike të personave që përdorin një lloj droge që kalb lëkurën. 

Xylazine, e quajtur shpesh si Tranq ose droga zombie është përhapur në të gjithë Amerikën me një shpejtësi kaq alarmante saqë Shtëpia e Bardhë tani ka publikuar një plan të ri veprimi me gjashtë pika për të trajtuar krizën. 

Droga, një qetësues për kafshët, gjithnjë e më shumë po përzihet ose "pritet" nga tregtarët e drogës në furnizime me fentanil , i cili tashmë po vret mbi 100,000 amerikanë çdo vit, shkruan Sky News. 

Duke zbuluar shifrat e reja dhe duke shpallur planin e veprimit, Dr Raul Gupta, drejtori i politikës kombëtare të kontrollit të drogës në Shtëpinë e Bardhë, tha: "Kjo administratë njeh kërcënimin e rëndë që fentanili i kombinuar me ksilazinën paraqet për kombin tonë". 

Kalb lëkurën/ Çfarë është “droga
Një person që ka konsumuar Fentanyl

Shifrat e fundit janë të zymta, tronditëse dhe sugjerojnë se qetësuesi i kafshëve që kalb lëkurën tani është vendosur fort në tregun e drogës në Amerikë. Në 12 muajt që përfunduan në janar, 109,000 amerikanë vdiqën nga mbidoza e drogës. Pothuajse shtatë në dhjetë prej atyre vdekjeve i atribuoheshin opioideve sintetike si fentanili dhe një numër në rritje lidhej me ksilazinën. Agjencia për Zbatimin e Drogës (DEA) ka sekuestruar përzierjet xylazine-fentanyl në 48 nga 50 shtetet amerikane. Dhe sipas laboratorëve të DEA, në vitin 2022, 23% e pluhurit të fentanilit dhe 7% e tabletave të fentanilit përmbanin ksilazinë. 

fentanyl

Sondazh

Poll