Bota

Stoltenberg e KONFIRMON: Zelenskyy do të marrë pjesë në samitin në Vilnius

Ndër të tjera Stoltenberg bëri me dije se gjatë samitit, NATO do të miratojë një program afatgjatë të ndihmës ushtarake për Ukrainën që do të zbatohej pavarësisht se si po përparonte konflikti me Rusinë.

11 Korrik 2023, 14:35 Nga a.l
Stoltenberg e KONFIRMON: Zelenskyy do të marrë pjesë në
Jens Stoltenberg

LITUANI-  Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Vilnius. Lajmi është konfirmuar nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Ai tha se presidenti ukrainas do të marrë pjesë në takimin e parë të Këshillit Ukrainë-NATO, shkruan TASS. 

“Presidenti Zelenskyy do të vijë. Jam i lumtur ta mirëpres atë, si në darkën sonte ashtu edhe në takimin inaugurues të Këshillit të NATO-s për Ukrainën nesër,” u tha gazetarëve të martën në samit Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg.

Ndër të tjera Stoltenberg bëri me dije se gjatë samitit, NATO do të miratojë një program afatgjatë të ndihmës ushtarake për Ukrainën që do të zbatohej pavarësisht se si po përparonte konflikti me Rusinë.

samiti i natos ne lituani

Sondazh

Poll