Bota

'Po monitorojmë situatën'/ Stoltenberg: Deri tani nuk kemi parë asnjë lëvizje të luftëtarëve të Wagner në Bjellorusi

Gjatë fundjavës, Polonia filloi të lëvizte mbi 1,000 trupa në lindje të vendit mes shqetësimeve në rritje të anëtarit të NATO-s se prania e luftëtarëve të Grupit Wagner në Bjellorusi mund të çojë në rritje të tensionit në kufirin e saj. 

11 Korrik 2023, 14:26 Nga a.l
'Po monitorojmë situatën'/ Stoltenberg: Deri tani nuk kemi
Jens Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaron se deri tani NATO nuk ka konstatuar asnjë lëvizje të luftëtarëve të grupit Wagner në Bjellorusi, aleat i Rusisë në luftën e saj kundër Ukrainës, shkruajnë mediat e huaja.  

"Ne po e monitorojmë situatën nga shumë afër," u tha Stoltenberg gazetarëve përpara samitit dy-ditor të NATO-s në Vilnius.

Gjatë fundjavës, Polonia filloi të lëvizte mbi 1,000 trupa në lindje të vendit mes shqetësimeve në rritje të anëtarit të NATO-s se prania e luftëtarëve të Grupit Wagner në Bjellorusi mund të çojë në rritje të tensionit në kufirin e saj. 

samiti i natos ne lituani

Sondazh

Poll