Bota

'Nuk është e rëndësishme se ku po mbahet, por çfarë përmban'/ Kremlini: Samiti i NATO-s n demostron një qëndrim anti-rus

Peskov në një deklaratë për mediat tha se vendet e NATO-s e konsiderojnë Rusinë armikun e tyre. 

11 Korrik 2023, 13:58 Nga a.l
'Nuk është e rëndësishme se ku po mbahet, por
Dmitry Peskov

LITUANI- Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov shprehet se samiti i NATO-s n demostron një qëndrim anti-rus. Peskov në një deklaratë për mediat tha se vendet e NATO-s e konsiderojnë Rusinë armikun e tyre, shkruan TASS. 

“Bëhet fjalë për samitin e një aleance, e cila ka natyrë të ashpër anti-ruse; Rusia gjithashtu perceptohet nga ata (anëtarët e aleancës) si një armik, si një kundërshtar dhe diskutimet do të zhvillohen pikërisht në këtë frymë. Ne po e ndjekim këtë (ngjarjet në samitin e NATO-s) me shumë kujdes, sepse, sigurisht, shumë vërejtje do të analizohen me kujdes për të marrë masa që synojnë sigurimin tonë. Nuk është aq e rëndësishme se ku po mbahet konkretisht, afër apo larg Rusisë, ajo që është e rëndësishme, ndoshta është përmbajtja e kësaj ngjarjeje. Në prag të këtij samiti, përmbajtja e tij, në fakt, tashmë filloi të shfaqë një qëndrim antirus, i cili ka depërtuar në fjalimet dhe deklaratat e përfaqësuesve nga të gjitha vendet anëtare të aleancës", tha zyrtari i Kremlinit.

Një samit dy-ditor i NATO-s filloi në Vilnius të martën. Të pranishëm janë 31 liderë nga vendet anëtare dhe Suedia. 

samiti i natos ne lituani

Sondazh

Poll