Aktualitet

VIDEO/ Klevis Balliu ‘arreston’ protestuesin e Astirit, ç’bëri ish-deputeti dje që konfuzoi të gjithë

14 Tetor 2019, 09:47 Nga DOSJA
VIDEO/ Klevis Balliu ‘arreston’ protestuesin e Astirit,

TIRANE- Brenda dramës së banorëve të Astirit, ka momente si ky në këtë video. Klevis Balliu vërtet ka qenë aty për t’i mbështetur prej më shumë se 1 viti, por pa dashje është bërë bashkëpunëtor i policies…

Siç mund ta shihni në hyrje të videos, ish deputeti  Partisë Demokratike, ndërsa shpjegon pse protestuesit e Astirit e kanë të drejtën për të bllokuar rrugën, edhe pas ndryshimeve të Kodit Penal, sheh një protestues me megafon që ka bllokuar rrugën dhe bërtet për qejf.

Balliu, i bezdisur nga protagonizmi i protestuesit thotë: “Ai psh ka dalë të bllokojë rrugën këtu, ai dënohet”.

Sikur ta kishte dëgjuar Balliun, pas 2 minutash, sic duket edhe në video, policia e arreston protestuesin me megafon.

Balliu ndërpret intervistën dhe fton gazetaren ta ndjekë ngjarjen live. Pasi gazetarja e Ora Neës përfundon raportimin, Balliu rikthehet dhe i thotë: “Sapo ishit dëshmitarë të një akti diktatorial, kur një person vjen, flet me zë të lartë dhe këta e arrestuan….”.

Mesa duket Balliu harroi që e kishte ftuar vetë policinë ta arrestonte protestuesin me megafon, duke bërë konfuz kështu gjithë teleshikuesit…

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet banori te unaza e re klevis balliu arrestohet banori te unaza e re klevis balliu

Sondazh

Poll