Aktualitet

Nis viti i ri akademik/ Ulet ndjeshëm numri i regjistrimeve, asnjë aplikim te ‘Fizika’ në Shkodër, studentët paralajmë

14 Tetor 2019, 06:47 Nga DOSJA
Nis viti i ri akademik/ Ulet ndjeshëm numri i regjistrimeve, asnjë

TIRANË- Nis sot viti i ri akademik 2019-2020 në Shqipëri. 19 mijë studentë ulen për herë të parë në auditore për të nisur rrugëtimin e ri në degën, ku ata kanë zgjedhur të studiojnë. Por, nga ana tjetër, këtë vit, vihet re një ulje e numrit të studentëve të regjistruar, në krahasim me vitet e tjera.

Në universitetin ‘Aleksandër Xhuvani’ në Elbasan janë mbyllur 11 degë, ndërsa disa të tjera janë hapur me një numër minimal studentësh.

Ndërsa, në universitetin e Shkodrës, viti i ri akademik ka nisur jo me pak probleme. Në raundin e parë, në degën e fizikës ka pasur “zero” regjistrime, çka mund të çojë edhe në mbylljen e kësaj dege.

Në universitetin e Gjirokastrës 3 degë janë jashtë funksionit këtë vit: Matematikë fizikë, teknologji informacioni dhe gjuhë e huaj, italiane.

Shumë pak prurje në degët e mësuesisë për shkak të mesatares të vendosur nga ministria e Arsimit.

Përmes një videoje, ministrja e Arsimit, Besa Shahini shprehet se gjatë verës kanë punuar për ta çuar përpara ‘Paktin për Universitetin.

Ndërkohë, Shahini u bën thirrje studentëve t’i shkruajnë për çdo gjë që ata  mund të kenë.

Të dashur studente sot fillon viti i ri akademik. Do vazhdojmë me politikën e përgjysmimit të tarifës. Do vijojmë me dhënin e bursave. Kemi investuar në konvikte, jo vetëm në Tiranë. Ju lutem na shkruani për çdo gjë, nëse keni pyetje dhe shqetësime. Ta mbajmë komunikimin hapur që ta cojmë përpara ‘Parktin për Universitetin”, Do vijojnë bursat  për gjithë studentët ekselentë. Na ndihmoni të përmirësojmë cilësinë e arsimit të lartë. Kaluam gjithë verën duke plotësuar pikat e Paktit për universitetin”, u shpreh Shahini.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet besa shahini ulja e regjistrimeve univesiteti i gjirokastres univesriteti i shkodres viti i ri akademik 2019-2020 besa shahini ulja e regjistrimeve univesiteti i gjirokastres univesriteti i shkodres viti i ri akademik 2019-2020

Sondazh

Poll