Politike

Viti i ri akademik, Rama me studentët e Mjekësisë: Shumë shpejt do të ndërtohet edhe Spitali i Ri i Kirurgjisë 

14 Tetor 2019, 07:47 Nga DOSJA
Viti i ri akademik, Rama me studentët e Mjekësisë: Shumë

Tiranë– Kryeministri Edi Rama në një takim me studentët e Mjekësisë në ditën e parë të këtij viti akademik ju uroi studentëve një vit më mbarë dhe sipas tij tashmë kushtet në universitete janë më të mira. Ai premtoi se shumë shpejt do të ndërtohet edhe Spitali i Ri i Kirurgjisë.

Nuk bëhet fjalë thjesht për të marrë një profesion por më shumë se kaq dhe si thoshte edhe Hipokrati të dashurosh artin e mjekësisë do të thotë të dashurosh njerëzimin.

Ju e dini se nga mjeku kërkohet të bëjë mrekullira dhe kur mrekullirat nuk janë të mundshme kjo i kthehet mjekut, ku duhet të përballet edhe stres.Sot mund të themi se universiteti është në një gjendje më të mirë se çfarë ishte dje, duhet një përpjekje më të madje për ta bërë atë më të mirë. Studentët që nisin sot shkollën e kanë i kanë më të mira kushtet se ata që e mbyllën këtë vit. Ne kemi bërë gjithçka që QSUT të përmbyllë procesin që ka nisur. Nëse e shohim sot, atje ka zona gri dhe boshllëqe të konsiderueshme, por besoj se kushdo të njeh QSUT-të shikon ndryshimin si ka qenë dhe si është bërë. Do të ndërtohet shumë shpejt edhe spitali i kirurgjisë i cili do t;u vijë të gjithëve në ndihmë. Unë do të bëj një urim të gjithëve atyre që fillojnë shkollën por atyre që e vijojnë atë. Ne do të bëjmë më të mirë që të kemi një proces sa më cilësor. Ne tani kemi hapur një rrugë të re për të gjithë ata që janë më të mirët. Ju uroj shumë shëndet edhe juve dhe në familjen tuaj. “, u shpreh Rama.

Nis sot viti i ri akademik 2019-2020 në Shqipëri. 19 mijë studentë ulen për herë të parë në auditore për të nisur rrugëtimin e ri në degën, ku ata kanë zgjedhur të studiojnë. Por, nga ana tjetër, këtë vit, vihet re një ulje e numrit të studentëve në krahasim me vitet e tjera.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama viti i ri akademik 2019-2020 edi rama viti i ri akademik 2019-2020

Sondazh

Poll