Politike

Turi në Ballkan/ Rama mbërrin në Malin e Zi, pritet nga kryeministri Abazoviç

Agjenda parashikon edhe një takim bilateral me presidentin e Malit të Zi Jakov Milatoviç. Pas Malit të Zi, ndalesa e fundit e këtij turi ballkanik do të jetë Beogradi, nga ku rreth orës 19:30 pritet nisja e takimit biletaral me presidentin Aleksandër Vuçiç.

7 Korrik 2023, 15:17 Nga DOSJA
Turi në Ballkan/ Rama mbërrin në Malin e Zi, pritet nga
Edi Rama dhe Dritan Abazoviç

MALI I ZI- Në ditën e dytë të turit ballkanik, kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama ka takuar kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

Kryeministri Rama është pritur në Podgoricë nga Abazoviç, ndërsa ende nuk dihen detajet e këtij takimi. Duke iu referuar agjendës së publikuar pak ditë më parë për turin ballkanik, Rama dhe Abazoviç do të kenë një konferencë të përbashkët për shtyp në orën 15:40.

Rama u prit nga Filip Adžić, Ministër i Brendshëm dhe i Mbrojtjes së Malit të Zi, Boris Marić, Sekretar i Përgjithshëm i Qeverisë së Malit të Zi dhe Ridi Kurtezi, Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Malin e Zi. 

Gjatë qëndrimit disa orësh në Malin e Zi, kryeministri Edi Rama është takuar ‘kokë më kokë’ me kryeministrin Dritan Abazoviç, me të cilin do të ketë edhe një konferencë për shtyp. Agjenda parashikon edhe një takim bilateral me presidentin e Malit të Zi Jakov Milatoviç. Pas Malit të Zi, ndalesa e fundit e këtij turi ballkanik do të jetë Beogradi, nga ku rreth orës 19:30 pritet nisja e takimit biletaral me presidentin Aleksandër Vuçiç.

Sondazh

Poll