Politike

Turi në Ballkan/ Rama mbërrin në Mal të Zi, do të takohet me presidentin dhe kryeministrin malazez

Sot, në ditën e dytë të turit të tij, kreu i qeverisë shqiptare do të takohet me homologun e tij (ende në detyrë), Dritan Abazoviç me të cilin do të ketë një bisedë kokë më kokë.

7 Korrik 2023, 14:44 Nga k.m.

 

Turi në Ballkan/ Rama mbërrin në Mal të Zi, do të
Edi Rama në Mal të Zi

 

PODGORICË- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Mal të Zi në kuadër të turit të tij ballkanik. Atje kryeministri Rama u prit nga Filip Adžić, Ministër i Brendshëm dhe i Mbrojtjes së Malit të Zi, Boris Marić, Sekretar i Përgjithshëm i Qeverisë së Malit të Zi dhe Ridi Kurtezi, Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Malin e Zi.

Sot, në ditën e dytë të turit të tij, kreu i qeverisë shqiptare do të takohet me homologun e tij (ende në detyrë), Dritan Abazoviç me të cilin do të ketë një bisedë kokë më kokë. Ndërsa më pas, do të ketë një takim edhe mes delegacioneve. Pjesë e axhendës së Ramës është edhe një takim me presidentin e Malit të Zi Jakov Milatoviç.

Në orën 16.00, Rama dhe Abazoviç do të dalin në një konferencë për shtyp, ku do t'u përgjigjen pyetjeve të mediave. Pas konferencës, Rama do të niset për në Serbi, atje ku edhe do të mbyllë turin e tij me një takim me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç. Deri më tani, numri një i qeverisë shqiptare ka qenë në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe në Bosnjë-Herzegovinë. 

edi rama edi rama ne mal te zi turi i rames ne ballkan

Sondazh

Poll