Bota

'Grup i organizuar me motorçikleta do të kalojë në kufi'/ Policia e Kosovës shton forcat në Jarinjë pas raportimeve të mediave serbe

Në mediat serbe sot është raportuar se motoçiklistë të misionit “Bike Rock” u nisën për në Kosovë, në orën 10 të mëngjesit të sotëm, pasi ishin mbledhur pranë Kuvendit në Beograd.

7 Korrik 2023, 16:13 Nga a.l
'Grup i organizuar me motorçikleta do të kalojë në
Pika kufitare Jarinë

KOSOVË- Forca të shumta të Policisë janë dërguar në pikën kufitare në Jarinjë, pas informacioneve se një grup serbësh me motorçikleta do të tentonin të kalonin kufirin. 

“Për shkak të së prishjes së mundshme të rendit publik, kemi dërgu policë atje”, ka thënë Veton Elshani.

Në mediat serbe sot është raportuar se motoçiklistë të misionit “Bike Rock” u nisën për në Kosovë, në orën 10 të mëngjesit të sotëm, pasi ishin mbledhur pranë Kuvendit në Beograd.

Dhjetë ditë më parë në mediat serbe është raportuar për një grup të motoçiklistëve që kanë udhëtuar për 16 vjet me radhë në Kosovë për Vidovdan, të cilët sivjet nuk do të udhëtonin.

Ata më 28 qershor kishin shkuar pranë pikës kufitare në Jarinjë, ku kanë shpalosur flamurin serb në një kodër dhe kanë kënguar këngë nacionaliste. 

policia e kosoves tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll