Bota

Spanja me plan për të 'luftuar' pabarazinë sociale, NISMA e veçantë që synon të motivojë të rinjtë: 20.000 euro çdo të riu që mbush 18 vjeç

Përveç shumës universale, të rinjtë do të marrin edhe mbështetje administrative për të studiuar, trajnuar ose që të krijojnë biznesin e tyre.

7 Korrik 2023, 15:31 Nga a.l
Spanja me plan për të 'luftuar' pabarazinë sociale,
Yolanda Diaz

SPANJË- Qeveria Spanjolle ka ndërmarrë një nismë të veçantë për të luftuar pabarazinë sociale. Ministrja e Punës në Spanjë, Yolanda Diaz pak ditë para zgjedhjeve të përgjithshme të 23 korrikut, prezantoi planin ambicioz të Spanjës për të trajtuar pabarazinë sociale në vend, që pritet t'i kushtojë qeverisë në Madrid rreth 10 miliardë euro ose 0.8% e PBB-së së Spanjës. 

Vlera prej 20 mijë eurosh do të shpenzohet për studime, trajnime ose hapjen e një biznesi nga të rinjtë pasi të arrijnë moshën 18 vjeç. Diaz nënvizon se paratë që do t’u jepen të rinjve do të përkthehen në “barazi mundësish” pavarësisht nga prejardhja familjare ose të ardhurat e njerëzve, shkruan The Guardian. 

Përveç shumës universale, të rinjtë do të marrin edhe mbështetje administrative për të studiuar, trajnuar ose që të krijojnë biznesin e tyre.

“Nisma ka të bëjë me krijimin e një të ardhmeje për të rinjtë dhe t’u japim atyre mundësinë për të studiuar ose për të filluar një biznes, pa pasur nevojë të varen nga mbiemrat e tyre ose nga familja prej së cilës vijnë“, tha Díaz kur prezantoi planin.

Ministrja, e cila u rrit në një familje të vendosur komuniste, tha se nuk kishte qenë në gjendje të ndiqte ëndrrat e saj për t’u bërë inspektore punësimi, sepse nuk kishte para të mjaftueshme që të përballonte studimet.

“Të bëhesh inspektor punësimi në Spanjë do të duhen rreth pesë vjet. Unë nuk jam inspektore punësimi sepse jam bijë e prindërve të klasës punëtore dhe nuk mund ta arrija kurrë atë që doja. Kjo është një masë rishpërndarëse që do të lejojë të rinjtë e vendit tonë të kenë një të ardhme pavarësisht mbiemrit të tyre”, tha ajo. 

Kjo skemë do të ishte e aksesueshme për të gjithë pavarësisht rrethanave ekonomike.

spanje yolanda diaz

Sondazh

Poll