Bota

Gjermani kundër furnizimit të Kievit me municione thërrmuese

Ministrja Baerbock tha se Gjermania, si pjesë e 111 shteteve që kanë nënshkruar Konventën për Municionet Thërrmuese, kundërshton dërgimin e tyre në Ukrainë

7 Korrik 2023, 15:00 Nga f.i
Gjermani kundër furnizimit të Kievit me municione thërrmuese
Annalena Baerbock

UKRAINË- Gjermania ka kundërshtuar që Ukrainës t’i dërgohen municione thërrmuese. Delaratën e dha ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, një ditë pasi zyrtarët amerikanë thanë se Uashingtoni po planifikon që ta furnizojë Kievin me municione të tilla.

Ministrja Baerbock tha se Gjermania, si pjesë e 111 shteteve që kanë nënshkruar Konventën për Municionet Thërrmuese, kundërshton dërgimin e tyre në Ukrainë, raportojnë mediat e huaja.

Shtetet e Bashkuara nuk janë pjesë e kësaj konvente. E pyetur të komentojë deklaratat e zyrtarëve në Uashington, Baerbock u tha gazetarëve se “kam përcjell raportimet mediave. Për ne, konventa për marrëveshja e Oslos ende vlen”. Ajo i referohej marrëveshjes së hapur për nënshkrim në Oslo në 2008, e cila ndalon përdorimin, grumbullimin, prodhimin dhe transferimin e municioneve thërrmuese.

lufta rusi-ukraine annalena baerbock

Sondazh

Poll