Bota

'Suedia fillimisht të përmbushë detyrimet e saj'/ Erdogan 'i prerë': Nuk mund të mbështesim ata që mbrojnë terroristët

Në fillim të kësaj jave, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg shprehu bindjen se Turqia dhe Suedia pritet të zgjidhin çështjet e tyre në kohë që Stokholmi të bashkohet me aleancën në samitin e saj në Vilnius javën e ardhshme. 

7 Korrik 2023, 15:47 Nga a.l
'Suedia fillimisht të përmbushë detyrimet e saj'/
Rexhep Taip Erdogan

TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan deklaron se vendi i tij nuk është kundër anëtarësimit të Suedisë në NATO, por se Ankaraja nuk mund ta mbështesë një lëvizje të tillë derisa vendi skandinav të ndalojë mbështetjen e terrorizmit, shkruajnë mediat e huaja. 

"Ne mbështetëm politikën e dyerve të hapura të NATO-s. Ne miratuam anëtarësimin e Finlandës. Por ne nuk mund të miratojmë ata që mirëpresin terroristët. Ne presim që Suedia të përmbushë detyrimet e saj," tha Erdogan.

Në fillim të kësaj jave, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg shprehu bindjen se Turqia dhe Suedia pritet të zgjidhin çështjet e tyre në kohë që Stokholmi të bashkohet me aleancën në samitin e saj në Vilnius javën e ardhshme. 

rexhep taip erdogan

Sondazh

Poll