Bota

TRONDITËSE në SHBA/ Dy të porsalindur gjenden të pajetë në një qese plehrash, çfarë deklaron policia

Kanë qenë disa kalimtarë të cilët kanë raportuar rastin në polici të cilët kanë nisur hetimet për të zbuluar rrethanat e ngjarjes së rëndë. 

7 Korrik 2023, 14:48 Nga a.l
TRONDITËSE në SHBA/ Dy të porsalindur gjenden të pajetë
Foto ilustruese

SHBA- Një ngjarje tronditëse është raportuar në SHBA. Sipas mediave të huaja, mësohet se dy foshnja janë gjetur të pajeta në një qese mbeturinash në Çikago. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:59 në një qendër kujdesi në lagjen Streeterville. 

Kanë qenë disa kalimtarë të cilët kanë raportuar rastin në polici të cilët kanë nisur hetimet për të zbuluar rrethanat e ngjarjes së rëndë. 

“Policia e Çikagos po heton rrethanat e vdekjes së dy vajzave të porsalindura, të cilat u gjetën të vdekura në një tualet për kujdesin e fëmijëve në Streeterville”, tha policia në një deklaratë të enjten mbrëma.

Sipas Policisë, për rastin nuk ka ende asnjë të dyshuar. 

vrasje ne shba

Sondazh

Poll