Bota

'Nuk i ka përmbushur detyrat'/ Kryetari i Zveçanit shkarkon nënkryetaren serbe të komunës

Ai tha se këtë vendim e ka marrë pasi ajo s’i ka përmbushur detyrat e ka tejkaluar kompetencat.

7 Korrik 2023, 16:10 Nga a.l
'Nuk i ka përmbushur detyrat'/ Kryetari i Zveçanit
Ilir Peci

KOSOVË-  Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci ka shkarkuar nënkryetaren e komunës Sladjana Pantovic. Ai tha se këtë vendim e ka marrë pasi ajo s’i ka përmbushur detyrat e ka tejkaluar kompetencat.

“Sot kam vendosur që ta shkarkoj nga detyra nënkryetaren e komunës, zonjën Sladjana Pantovic. Ky vendim vjen si pasojë e mospërmbushjes së detyrave nga ana e saj, tejkalimit të kompetencave, si dhe mos punës në shërbim të të gjithë qytetarëve të komunës. Pavarësisht kësaj, unë do të vazhdoj të punoj dhe shërbej bazuar në obligimet, detyrat dhe kompetencat e mia si kryetar i të gjithë qytetarëve të Komunës së Zveçanit, pa dallim”, ka njoftuar kryetari Peci në Facebook.

Pantovic ishte emëruar nënkryetare e Zveçanit nga kryetari Ilir Peci. Ajo ishte edhe kandidate për kryetare të kësaj komune në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit. 

ilir peci sladjana pantovic

Sondazh

Poll