Bota

Stoltenberg: Do të vendosim 300 mijë trupa në gatishmëri të lartë për të mbrojtur Aleancën

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaron se mbrojtja e Aleancës do të forcohet duke vënë në zbatim tre plane të reja. 

7 Korrik 2023, 16:03 Nga a.l
Stoltenberg: Do të vendosim 300 mijë trupa në gatishmëri
Jens Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaron se mbrojtja e Aleancës do të forcohet duke vënë në zbatim tre plane të reja. 

“Në samit ne do të ndërmarrim hapa të mëtejshëm e të rëndësishëm për të forcuar parandalimin dhe mbrojtjen me tre plane të reja për t’u marrë me dy kërcënimet kryesore, Rusinë dhe terrorizmin,” tha Stoltenberg. 

“Një plan për Veriun, Atlantikun dhe Arktikun, një për qendrën që mbulon rajonin Baltik dhe Europën Qendrore dhe një plan jugor për Mesdheun dhe Detin e Zi", tha ai. 

Stoltenberg shtoi gjithashtu se NATO, për të zbatuar këto plane, po vendos 300,000 trupa në gatishmëri të lartë. Përfshirë fuqi të konsiderueshme luftarake ajrore dhe detare.

jens stoltenberg

Sondazh

Poll