Sport

ZYRTARE/ PSG njoftoi transferimin e dytë që nga ardhja e Luis Enrique...

Një ditë pas emërimit të Luis Enrique në stolin teknik, PSG njoftoi transferimin e mbrojtësit Milan Skriniar (28 vjeç). Ky ishte i pari…

6 Korrik 2023, 15:05 Nga DOSJA

ZYRTARE/ PSG njoftoi transferimin e dytë që nga ardhja e Luis

FRANCE - Të enjten, më 6 korrik, PSG prezantoi zyrtarisht Marco Asensio (27 vjeç).  Ish-lojtari i Real Madrid mbërriti në Paris si lojtar i lirë dhe nënshkroi kontratë deri në verën e vitit 2027.

"Jam shumë i lumtur që bashkohem me Paris Saint-Germain. Mezi pres të zbuloj qytetin, t'ju takoj të gjithëve dhe të mësoj frëngjisht. Do të jap gjithçka për klubin. Jam i sigurt që mund të ngremë trofe,"- tha Asensio.

Sipas gazetarit italian Fabrizio Romano, përveç Skriniar dhe Asensio, PSG do të prezantojë edhe katër lojtarë të tjerë në ditët në vijim.

I pari është Cher Ndour (18 vjeç) nga Benfica. Kampionët e Francës paguan 22 milionë euro për Kang-in Lee (22 vjeç), i cili bëri një sezon të shkëlqyer në fanelën e Mallorcës.  Transferimi i pestë do të jetë ai i Lucas Hernandez (27 vjeç), për të cilin Bayern Munich do të marrë jo më pak se 45 milionë euro. 

Futbollisti më i shtrenjtë që do të mbërrijë në “Parc de Princes” është Manuel Ugarte (22 vjeç). Për portugezin, PSG i pagoi Sporting Lisbonës jo më pak se 60 milionë euro.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll