Sport

FOTO/ Federer theu protokollin mbretëror me Kate Middleton në Wimbledon...

Kampioni i madh Roger Federer, i cili i ka dhënë lamtumirën tenisit garues vitin e kaluar, u nderua të martën në Wimbledon, para fillimit të ndeshjeve në fushën qendrore.

6 Korrik 2023, 14:35 Nga DOSJA

FOTO/ Federer theu protokollin mbretëror me Kate Middleton në

ANGLI - Të pranishmit në fushën e qendrës u ngritën për të përshëndetur Roger Federer, i cili sapo hyri në lozhën mbretërore në Wimbledon. Zvicerani mori një ovacion të gjatë, të ndërprerë vetëm kur Princesha e Uellsit, Kate Middleton, i sugjeroi që të ulej.

Gazetarët e “Sky News” ishin në unison, menjëherë pasi panë pamjet: “Roger Federer theu protokollin mbretëror me Kate Middleton në Wimbledon,” thanë ata.

“Ndoshta Roger Federer është pjesë e familjes mbretërore të tenisit, por kjo nuk e pengoi atë të bënte një gabim në lozhën mbretërore, përballë Kate Middleton”, ka shkruar burimi i cituar.

"Legjendari Roger Federer bëri një gabim të rrallë në Wimbledon, por jo në fushë. Pasi ai hyri në ‘Royal Box’ për të parë ndeshjen midis Elena Rybakina dhe Shelby Rogers, Federer dukej sikur donte ta puthte Princeshën e Uellsit. Ndërsa Kate brohoriste, Roger e preku atë në kurriz dhe iu afrua ta puthte në faqe. Edhe pse të dy janë miq të mirë, gjesti theu protokollin mbretëror.

FOTO/ Federer theu protokollin mbretëror me Kate Middleton në

Protokolli mbretëror dikton që anëtarët e familjes mbretërore nuk duhet të preken, nëse nuk të shtrijnë dorën për t’i përshëndetur. Edhe fëmijët e Kates duhet të përkulen para nënës së tyre kur përshëndesin. 

Në mbrojtje të Federer, zvicerani është një mik i ngushtë i Princit dhe Princeshës së Uellsit dhe madje i mësoi princit George të luante tenis. Gjithashtu, Roger është një mik i vjetër i Pipës, motrës së Princeshës së Uellsit”,- vunë në dukje gazetarët e Sky News.

Në prani të anëtarëve të Shtëpisë Mbretërore, një shtrëngim duarsh është përshëndetja më e zakonshme. Gjesti konsiderohet i përshtatshëm, vetëm nëse është iniciuar nga një anëtar i Shtëpisë Mbretërore. 

Gjesti i prekjes së një anëtari të Shtëpisë Mbretërore konsiderohet i papërshtatshëm dhe dekurajohet. Gjithashtu, një puthje në faqe konsiderohet një gjest mosrespektimi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll