Sport

PSG ka vendosur ta paguajë klauzolën e talentit, për një transferim të ri spektakolar

Pas gjashtë transfertave, Paris Saint-Germain mund të bëjë edhe një blerje spektakolare për një shumë “modeste”, duke marrë parasysh shumat që paguhen sot në merkato.

6 Korrik 2023, 13:49 Nga DOSJA

PSG ka vendosur ta paguajë klauzolën e talentit, për një

FRANCE - PSG ka një klauzolë speciale në kontratën me PSV për Xavi Simons (20 vjeç), sipas së cilës, francëz mund ta bëjnë të tyrin holandezin që u transferua falas në Eindhoven për gjashtë milionë euro.

Parisi ka vendosur të paguajë shumën prej gjashtë milionë eurosh, që është klauzola për blerjen përfundimtare të Xavi Simons nga PSV Eindhoven. Kampionët francezë i kanë njoftuar tashmë holandezët për vendimin e marrë.

Tani, vendimi përfundimtar është në duart e Xavi Simons. Nëse ‘çudia’ holandeze dëshiron të kthehet në Paris, atëherë transferimi do të jetë i afërt.

Gjatë kësaj periudhe, parizienët po përpiqen të bindin Simons të kthehet, vëren gazetari Fabrizio Romano.

PSG ka vendosur ta paguajë klauzolën e talentit, për një

Zhvillimet e jashtëzakonshme të Xavi Simons në sezonin e fundit, i kanë rritur vlerat atij deri në 40 milionë euro. Mesfushori performoi gjatë fëmijërisë te Barcelona dhe në vitin 2019 kaloi te PSG, nga ku u largua falas në vitin 2022.

Në sezonin e kaluar, Xavi Simons shtoi në CV-në e tij Kupën e Holandës dhe Superkupën me PSV Eindhoven.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll