Bota

Ndodh në Japoni! Kali ngordh në festivalin e famshëm, banorët ngrihen në protestë (VIDEO)

Një rrjesht me dhjetëra burra, të mbajtur për dore shfaqen duke kënduar. Roli i tyre është të ndihmojnë kalin dhe kalorësin e distriktit të tyre mbi majë - tradita thotë që çdo kal që hidhet mbi mur do të bekojë të korrat.

1 Korrik 2023, 15:27 Nga a.l
Ndodh në Japoni! Kali ngordh në festivalin e famshëm,
Japoni

JAPONI- Në Shinto një qytet malor japonez, banorët janë ngritur në protestë. Shkak është bërë ngordhja e një kali në një festival të famshëm që zhvillohet në këtë qytet. 

Autoritetet kanë premtuar reforma - por a mund të ndryshojë mjaft kjo ngjarje 680-vjeçare për të siguruar të ardhmen e saj? Turmat brohorasin ndërsa një kalorës i ri, i veshur me kostumin e një luftëtari të lashtë japonez, kalëron kalin e tij me shpejtësi deri në një kodër të pjerrët. Ata po shkojnë drejt një muri balte në lartësinë e kokës, mbi të cilin duhet të hidhen.

Një rrjesht me dhjetëra burra, të mbajtur për dore shfaqen duke kënduar. Roli i tyre është të ndihmojnë kalin dhe kalorësin e distriktit të tyre mbi majë - tradita thotë që çdo kal që hidhet mbi mur do të bekojë të korrat, shkruan BBC.

Në një moment tjetër dramatik të kapur në video, një kal përplas nofullën e tij të poshtme në majë të murit me baltë dhe si kali ashtu edhe kalorësi bien mbrapsht. 

japoni

Sondazh

Poll