Bota

Vrasja e 17-vjeçarit në Francë/ Dëshmia e shokut, PASAGJER në makinë: Jam i tronditur! Polici urdhëroi ta qëllonin

Duke premtuar se do të tregojë historinë “nga A në Z”, i riu shpjegon në video se miqtë e kanë marrë hua Mercedesin dhe vendosën të lëvizin nëpër Nanterre, pa konsumuar as alkool e as drogë.

1 Korrik 2023, 14:31 Nga a.l
Vrasja e 17-vjeçarit në Francë/ Dëshmia e shokut, PASAGJER
Foto ilustruese

FRANCË- Detaje për vrasjen e 17-vjeçarit Nahel. M në Francë. Një i ri i cili pretendon se ndodhej në makinën ku 17-vjeçari u qëllua për vdekje nga policia, ka treguar se çfarë ndodhi në incidentin që shkaktoi trazira mbarëkombëtare. 

Sipas Sky News, i riu, i cili postoi mesazhin e tij në rrjetet sociale, thotë se dëshiron që të merret vesh e vërteta pasi shumë gënjeshtra po qarkullojnë për incidentin që ndodhi në Nanterre, një qytet i vogël në periferi të Paris, mëngjesin e 27 korrikut.

Duke premtuar se do të tregojë historinë “nga A në Z”, i riu shpjegon në video se miqtë e kanë marrë hua Mercedesin dhe vendosën të lëvizin nëpër Nante, pa konsumuar as alkool e as drogë.

Teksa po lëviznin në korsinë e autobusit, kanë vënë re se po ndiqeshin nga policia. Më pas, një oficer policie iu afrua xhamit të makinës, i tha Nahelit të hapte dritaren dhe më pas i tha atij të fikte makinën ose do ta qëllonte. I riu pretendon se më pas oficeri ka goditur Nahelin me dorezën e armës. Më pas mbërriti polici i dytë dhe gjithashtu goditi Nahelin në të njëjtën mënyrë.

Shoku i Nahelit vazhdon duke thënë se polici i parë i drejtoi armën Nahelit dhe i tha: “Mos lëviz se do të të fus një plumb në kokë.” Oficeri i dytë i tha “gjuaj”, sipas dëshmisë së mikut të Nahelit.

U pasua nga një tjetër goditje ndaj Nahelit nga oficeri i parë i policisë me dorezën e armës, që rezultoi që 17-vjeçari të hiqte këmbën nga frena dhe makina të ecte përpara. Më pas oficeri i dytë qëlloi, kështu që Naheli vuri këmbën e tij te pedalja e gazit. Në videon që bën xhiron e rrjetit, i riu shpjegon se “pa shokun e tij duke vuajtur” pasi u godit nga një plumb.

“Kisha frikë. Dola nga makina. Mendova se do të më qëllonin edhe mua, ndaj ika. Jam i tronditur nga ajo që ndodhi para meje, me shokun tim”, tha ai. 

Varrimi i 17-vjeçarit Nahel do të bëhet sot. Gjithsej 1311 persona u arrestuan mbrëmë në Francë, incidenti i katërt radhazi i dhunshëm që nga vdekja e adoleshentit.

proteste ne france

Sondazh

Poll