Bota

Sot mori drejtimin e BE-së, kryeministri spanjoll vizitë 'rrufe' në Ukrainë

Qeveria spanjolle tha se ai do t'i drejtohej parlamentit të Ukrainës në orën 08:30 GMT (4:30 paradite EDT) dhe më pas do të takohej me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy. Të dy do të japin një konferencë shtypi rreth orës 1030 GMT (6:30 paradite EDT).

1 Korrik 2023, 13:24 Nga a.l
Sot mori drejtimin e BE-së, kryeministri spanjoll vizitë
Pedro Sanchez

SPANJË- Kryeministri Pedro Sanchez filloi presidencën gjashtëmujore të Spanjës të Bashkimit Evropian me një vizitë rrufe në Kiev për të nënvizuar mbështetjen e bllokut ndaj Ukrainës përballë pushtimit nga Rusia. Sanchez mbërriti në kryeqytetin ukrainas me tren nga Polonia.

Qeveria spanjolle tha se ai do t'i drejtohej parlamentit të Ukrainës në orën 08:30 GMT (4:30 paradite EDT) dhe më pas do të takohej me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy. Të dy do të japin një konferencë shtypi rreth orës 1030 GMT (6:30 paradite EDT), shkruajnë mediat e huaja. 

Zelenskyy e njoftoi vizitën të enjten në një fjalim drejtuar liderëve evropianë të mbledhur për një samit në Bruksel. Ai theksoi simbolikën e vizitës dhe rëndësinë e gjashtë muajve të ardhshëm për Evropën. Ai shtoi se ishte momenti për të filluar negociatat për hyrjen e Ukrainës në BE.

pedro sanchez

Sondazh

Poll