Bota

Vrasja e 17-vjeçarit solli TRAZIRA në Francë, Macron shtyn vizitën shtetërore në Gjermani

Njoftimi vjen pasi më shumë se 1,300 njerëz u arrestuan në Francë gjatë natës së katërt të trazirave.

1 Korrik 2023, 15:16 Nga a.l
Vrasja e 17-vjeçarit solli TRAZIRA në Francë, Macron shtyn
Emmanuel Macron

FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron ka shtyrë një vizitë shtetërore në Gjermani që do të fillonte të dielën për shkak të trazirave në Francë. Njoftimi vjen pasi më shumë se 1,300 njerëz u arrestuan në Francë gjatë natës së katërt të trazirave.

Macron foli në telefon të shtunën me presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier dhe e informoi atë për situatën, shkruajnë mediat e huaja. 

“Presidenti Macron ka kërkuar që vizita e planifikuar shtetërore në Gjermani të shtyhet”, tha zëdhënësi. 

Familja dhe miqtë e Nahel M, vrasja e të cilit nga policia shkaktoi trazira, u mblodhën të shtunën për funeralin e adoleshentit në periferi të Parisit ku ai vdiq.

emmanuel macron

Sondazh

Poll