Bota

Nuk ka qetësi në Francë/ Një i panjohur tenton të vrasë 3 policë, qëllohen me pushkë në këmbë

Sipas raportimeve, oficerët u zunë pritë nga dikush që fshihej pas një muri kur u qëlluan në këmbë. 

1 Korrik 2023, 14:18 Nga a.l

 

Nuk ka qetësi në Francë/ Një i panjohur tenton të
Francë

 

FRANCË-  Tre oficerë në rajonin e Rhone u qëlluan nga një burrë që mbante një pushkë gjatë protestave mbrëmjen e djeshme, shkruan BBC. Sipas raportimeve, oficerët u zunë pritë nga dikush që fshihej pas një muri kur u qëlluan në këmbë. 

"Ne kemi kaluar një vijë të kuqe. Nuk kemi parë një gjë të tillë më parë këtu dhe është shumë shqetësuese," citohet nga transmetuesi BFMTV të ketë thënë një anëtar i policisë për rajonin e Rhone.

Protestat e dhunshme vijnë pas vrasjes së 17-vjeçarit Nahel.M nga një efektiv i policisë rrugore. 

Si ndodhi ngjarja? 

Nahel, 17 vjeç, u qëllua të martën në makinën e tij, pasi nuk ndaloi kur u urdhërua. Një video që qarkullon në rrjetet sociale, tregon një oficer policie që i drejton armën shoferit të një makine, përpara se të dëgjohet një e shtënë. Makina më pas përplaset. Adoleshenti vdiq si pasojë e plagëve të plumbave në gjoks, pavarësisht ndihmës së urgjencës. Oficeri policor që dyshohet se qëlloi, u arrestua nën akuzën për vrasje.

 

proteste ne france

Sondazh

Poll