Bota

Gjenerali amerikan paralajmëron: Kundërofensiva ukrainase do të jetë e përgjakshme

Milley i tha Klubit Kombëtar të Shtypit në Uashington se kundërofensiva po përparonte në mënyrë të qëndrueshme, duke punuar në rrugën e saj nëpër fusha shumë të vështira të minuara, 500 metra në ditë, 1000 metra në ditë, 2000 metra në ditë.

1 Korrik 2023, 14:00 Nga a.l
Gjenerali amerikan paralajmëron: Kundërofensiva ukrainase do të
Mark Milley

UKRAINË- Një oficeri i lartë ushtarak amerikan paralajmëron se, kundërofensiva e Ukrainës do të jetë shumë e vështirë.  Mark Milley i tha Klubit Kombëtar të Shtypit në Uashington se kundërofensiva po përparonte në mënyrë të qëndrueshme, duke punuar në rrugën e saj nëpër fusha shumë të vështira të minuara, 500 metra në ditë, 1000 metra në ditë, 2000 metra në ditë, shkruajnë mediat e huaja. 

Milley tha se ai ishte i befasuar se përparimi ishte më i ngadalshëm nga sa parashikonin disa njerëz.

“Lufta në letër dhe lufta e vërtetë janë të ndryshme. Në luftën e vërtetë, njerëzit e vërtetë vdesin. Njerëzit e vërtetë janë në ato vija të frontit dhe njerëzit e vërtetë janë në ato automjete. Trupat e vërtetë po copëtohen nga eksplozivët e fortë", tha ai. 

Ukraina ka qenë e kujdesshme në deklarimin publik të fitimeve në kundërofensivë që nisi muajin e kaluar për të rimarrë territorin e pushtuar nga Rusia.

mark milley

Sondazh

Poll