Bota

U vra padrejtësisht nga polici, 17-vjeçari në Francë përcillet sot për në banesën e fundit

Mediat franceze raportojnë se njerëzit tashmë po mblidhen në shtëpinë e funeralit për t'i bërë nderimet e tyre Nahelit dhe familjes së tij.

1 Korrik 2023, 13:08 Nga a.l
U vra padrejtësisht nga polici, 17-vjeçari në Francë
Pamje nga protesta për vrajsen e Nahel në Francë

FRANCË- Varrimi i Nahelit 17-vjeçarit që u vra padrejtësisht nga efektivi i policisë rrugore disa ditë më parë, do të bëhet në qytetin e tij të lindjes, Nanterre, këtë pasdite.

Mediat franceze raportojnë se njerëzit tashmë po mblidhen në shtëpinë e funeralit për t'i bërë nderimet e tyre Nahelit dhe familjes së tij. Varrimi do të jetë tërësisht privat dhe avokatët e nënës së 17-vjeçarit kanë kërkuar nga mediat që të qëndrojnë larg varrezave, shkruan BBC. 

Situata në Nanterre ka qenë e tensionuar që kur Nahel u qëllua për vdekje me armë zjarri nga efektivi i policisë rrugore.  Edhe pse nuk janë planifikuar tubime publike që të përkojnë me funeralin, ato mund të ndodhin spontane.

proteste ne france

Sondazh

Poll