Sport

Më në fund, edhe kolumbiani Cuadrado largohet zyrtarisht nga Juventusi...

Anësori kolumbian Juan Cuadrado është larguar nga Juventusi pas tetë vitesh dhe tani është në treg si lojtar i lirë.

30 Qershor 2023, 16:26 Nga DOSJA

Më në fund, edhe kolumbiani Cuadrado largohet zyrtarisht nga

ITALI - Fundi i titujve për bashkëpunimin e Juan Cuadrado me Juventusin. Kontrata e mbrojtësit të djathtë, mesfushorit, anësorit kolumbian ka përfunduar dhe kontrata nuk do të rinovohet.

‘Bardhezinjtë’ e Torinos i kanë thënë lamtumirë atij dhe kontributit të tij gjatë gjithë këtyre viteve.

‘Zonja e Vjetër’ e mori futbollistin kolumbian për dy vite radhazi (2015-16) si huazim nga Chelsea dhe më në fund e bëri të sajin në 2017, për 20 milionë euro. 

Në këtë periudhë tetëvjeçare ai bëri 314 ndeshje, ku shënoi 26 gola dhe 65 asistime, që kurorëzuan fitimin pesë kampionateve, katër Kupave dhe dy Superkupave të Italisë.

Më në fund, edhe kolumbiani Cuadrado largohet zyrtarisht nga

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll