Sport

Ferran Torres: “Lajme nga Barça? E kam celularin në modalitetin e aeroplanit”...

Sulmuesi siguron se qëllimi i tij i vetëm është të vazhdojë te Barcelona dhe të fitojë një vend në formacionin fillestar, Ai e bën të qartë se është "si një dem" fizikisht dhe mendërisht.

30 Qershor 2023, 16:36 Nga DOSJA
Ferran Torres: “Lajme nga Barça? E kam celularin në

SPANJE - Ferran Torres vizitoi kampusin në Foios këtë të premte. Futbollisti, i relaksuar dhe me humor të këndshëm, ka bërë të qartë se synimi i tij i vetëm është të vazhdojë te Barcelona edhe sezonin e ardhshëm. 

Ai zbuloi, në fakt, se do t'i thotë Xavit se është gati të luftojë për një vend në formacionin titullar dhe se është 100% gati fizikisht dhe mendërisht. Por ai theksoi se askush nga Barça nuk i ka thënë asgjë për të ardhmen, pasi celulari i tij është në modalitet fluturimi deri më 10 korrik, kur fillon përgatitja e ‘blaugranëve’.

“Këtë verë jam shkëputur shumë, kam qenë shumë i lumtur dhe sezonin e ri e përballoj me entuziazëm dhe motivim të lartë,- tha ai. - Jam shkëputur nga bota e shtypit. Jam i fokusuar vetëm në atë që është e imja, stërvitjet, fillimin e përgatitjes që vitin e kaluar nuk munda për shkak të këmbës sime. Dua të tregoj se çfarë jam, që jam një futbollist i madh”,- ishte komenti i tij kur u pyet për interesin nga Aston Villa.

Përsa i përket, nëse ka folur me Xavi, ai theksoi: “Nuk kam folur me të. Mezi po e pres sezonin. Kur të shkojmë në përgatitje, do të shohim, por mezi pres të fillojë”,- ndërsa nëse ka lajme nga klubi tha: “Celulari im është në modalitetin e fluturimit dhe nuk lexoj mesazhe. Më 10 korrik do ta hap celularin. Unë kam një kontratë dhe dua të vazhdoj”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll