Sport

Chelsea nuk qetësohet dhe përgatit një super lëvizje në merkato! Sa para i kanë mbetur Todd Boehly në xhepat e tij tani?

Londinezët nuk e patën sezonin më të mirë, atë që u mbyll. Mendojnë të ndryshojnë

30 Qershor 2023, 18:39 Nga DOSJA
Chelsea nuk qetësohet dhe përgatit një super lëvizje në

ANGLI - Pas 38 ndeshjeve të luajtura në Premier League të Anglisë, Chelsea përfundoi në vendin e 12-të me 44 pikë. Si rezultat, skuadra e “Stamford Bridge” ka regjistruar 11 fitore, 11 barazime dhe 16 humbje.

Londinezët janë në prag të shitjes së Mason Mount dhe Kai Havertz dhe kjo do të gjeneronte një shumë të konsiderueshme, që do të hyjë në llogaritë e drejtuesve të Chelsea. Megjithatë, klubi londinez është gati të hidhen përsëri në merkato.

Sipas GOAL, londinezët janë gati të ofrojnë 80 milionë paund (93 milionë euro) për Moises Caicedo, ekuadorianin nga Brighton & Hove Albion, i cili kuotohet me 75 milionë euro, sipas faqeve të specializuara.

Mesfushori mbrojtës ka qenë me skuadrën e Roberto De Zerbit që nga shkurti i vitit 2021 dhe ka kontratë me grupin deri në fund të sezonit 2026/27. Këtë sezon, Moises Caicedo ka bërë 37 ndeshje, ka arritur të shënojë një gol dhe të asistojë vetëm në një rast, në Premier League.

Sa para arkëtoi Chelsea nga lojtarët që shitën këtë verë?

Në fund të qershorit, Chelsea është afër shitjes së jo më pak se gjashtë lojtarëve, duke pritur të arkëtojë më shumë se 200 milionë euro nga largimet e tyre. Këtu është lista e lojtarëve që do të largohen nga “Stamford Bridge” këtë verë, sipas Fabrizio Romano dhe Thechelsea chronicle:

Mason Mount (75 milionë euro, afër Manchester United)

Kai Havertz (65 milionë euro, afër Arsenalit)

Mateo Kovacic (25 milionë euro, Manchester City)

Kalidou Koulibaly (20 milionë euro, Al Hilal)

Edouard Mendy (16 milionë euro, Al Ahli)

Ruben Loftus-Cheek (15 milionë euro, afër AC Milan)

Hakim Ziyech (8 milionë euro, afër Al Nassr (?)

Në 224 milionë euro rritet shuma e parave që është fituar nga shitja e këtyre lojtarëve.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll