Sport

VIDEO/ Deco fluturoi në Stamboll për të bindur “Messin e Turqisë!” Ai kërkohet edhe nga Reali, Milan, Arsenal, Newcastle…

FC Barcelona ka vënë syrin te një futbollist i ri premtues që ka kombësi turke.

30 Qershor 2023, 18:46 Nga DOSJA

VIDEO/ Deco fluturoi në Stamboll për të bindur “Messin e

TURQI - Arda Guler (18 vjeç) ka marrë nofkën “Messi i Turqisë” për shkak të cilësive që ka shfaqur në fushë. Futbollisti është i regjistruar në Fenerbahce dhe paraqitjet e tij kanë tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha evropiane. Fillimisht u shkrua se Real Madridi ishte i interesuar për të, por së fundmi në këtë temë hyri FC Barcelona.

Sipas gazetarit Gianluca Di Marzio, Deco, ish-futbollisti që aktualisht është drejtor sportiv i katalanasve, fluturoi në Stamboll një ditë më parë, për t'u takuar me zyrtarët e Fenerbahçes, si dhe agjentin e lojtarit. Transferimi synohet të jetë strategjik, duke qenë se drejtuesit e “Camp Nou” besojnë se mesfushori ofensiv mund të jetë një lojtar që mund të bëjë diferencën.

Futbollisti turk ka ende në tavolinë oferta nga Real Madrid, AC Milan, Arsenal, apo Newcastle. Në rastin e Barçës, ai që do të insistonte për transferim do të ishte Xavi Hernandez, trajneri i ekipit të parë, shkruan ‘sport.es’.

Klauzola e lirimit të Guler është 17.5 milionë euro dhe kontrata e tij me Fenerbahçen skadon në qershor të vitit 2025. Ai luajti 35 ndeshje këtë sezon, duke shënuar gjashtë gola dhe shtatë asistime.

VIDEO/ Deco fluturoi në Stamboll për të bindur “Messin e

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, u pyet në një intervistë të fundit për interesimin e mesfushorit turk dhe pranoi se Deco kishte fluturuar në Stamboll për këtë qëllim.

"Deco? Eshtë në Stamboll. Tani LaLiga na lejon të bëjmë operacione që nuk llogariten për këtë vit. Departamenti ynë i skautizmit po e ndiqte. Kemi edhe mendimin e Dekos. Ne po përpiqemi të përfundojmë lëvizjen”, tha Laporta.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll