Sport

Tjetër vlerësim! UEFA ka zgjedhur golin e Leo Messit ndaj Benficës në Luz, si më të mirin e sezonit të Champions League… (video)

Ylli argjentinas përfundoi në mënyrën më të mirë një aksion kolektiv të parizienët

30 Qershor 2023, 16:05 Nga DOSJA
Tjetër vlerësim! UEFA ka zgjedhur golin e Leo Messit ndaj

ZVICER - Këtë të premte, UEFA zgjodhi golin e Messit kundër Benfica-s në Estádio da Luz, si golin më të mirë të sezonit të sapo përfunduar të Champions League.

Në Ndeshjen në fjalë, ylli argjentinas përfundoi në mënyrën më të mirë, me një gjuajtje në hark me këmbën e majtë, një aksion të shkëlqyer kolektive të parizienëve, ku morën pjesë edhe Vitinha, Neymar dhe Mbappe. Ndeshja e fazës së grupeve Benfica - PSG përfundoi në barazim 1-1.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll