Sport

“Nëse fitonim 5-0 dhe Cristiano Ronaldo nuk shënonte, ai do të shkonte në dhomën e zhveshjes dhe do të përplaste këpucët”...

Sulmuesi uellsian Gareth Bale zbulon disa detaje rreth mentalitetit të CR7, me të cilin luajti te Real Madrid për pesë sezone

30 Qershor 2023, 15:53 Nga DOSJA
“Nëse fitonim 5-0 dhe Cristiano Ronaldo nuk shënonte, ai do

SPANJE - Gareth Bale, i cili në janar shpalli lamtumirën e tij nga fushat e blerta, ndau dhomën e zhveshjes me Cristiano Ronaldon në Real Madrid midis 2013 dhe 2018 dhe, në deklaratat në periferi të një turneu golfi që luajti së fundmi, kujtoi disa detaje rreth mentalitetit fitues të lojtarit të kombëtares portugeze.

"Ai ishte një person i mirë, por kishte momentet e tij. Për shembull, nëse fitonim 5-0 dhe ai nuk shënonte, ai do të hynte në dhomën e zhveshjes dhe hidhte këpucët dhe do të ishte i zemëruar.

Por ai ishte një njeri i mirë, nuk kishte asgjë të keqe me ne, nuk kishte asnjë problem mes nesh. Shumë njerëz mund të frikësohen pak (në fillim) nga mënyra se si ai është, por nuk ka asnjë arsye për të qenë”,- tha 33-vjeçari, ish-kapiten i kombëtares së Uellsit.

I sfiduar për të zgjedhur, mes viteve që kaloi në Tottenham, apo sezoneve që jetoi në Real Madrid, Bale... nuk hezitoi: "Më pëlqeu më shumë Tottenhami, sepse ne ishim më shumë një familje dhe të gjithë ishin anglezë. Por më pëlqeu Real Madridi, për sa i përket respektit për futbollin”,- përfundoi ai.

Duhet mbajtur mend se, me ‘los blancos’, Bale fitoi më shumë se një duzinë titujsh, përfshirë pesë Champions League, katër Kupa të Botës për Klube dhe tre kampionate spanjole.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll