Sport

Shtëpia e ëndërrave është kthyer në makth dhe dhimbje koke për Cristiano Ronaldon...

Cristiano Ronaldo po përpiqet të ndërtojë shtëpinë e tij të ëndrrave, por ka shumë pengesa.

30 Qershor 2023, 14:49 Nga DOSJA

Shtëpia e ëndërrave është kthyer në makth dhe

PORTUGALI - Cristiano Ronaldo ka investuar një shumë të madhe parash në ndërtimin e një pallati futuristik në Cascais të Portugalisë. Ylli portugez po tenton të ndërtojë shtëpinë e tij të ëndrrave, megjithatë gjërat nuk po shkojnë ashtu siç priste.

Ka shumë probleme me zbatimin e projektit. Shtëpia futuriste e sulmuesit të Al Nasr supozohej të ishte gati deri në korrik 2023, gjë që nuk do të ndodhë. Shtëpia sipas fqinjëve i duhet edhe një vit punë. 

"Jemi të lodhur. Ka 3 vjet që është në ndërtim. Shtëpia është aq e madhe sa duket si spital. Rruga ime është mbyllur prej muajsh, kopshti im është plot pluhur",- thotë një banor i zonës.

Ajo që i jep CR7 dhimbjen më të madhe të kokës është mungesa e privatësisë në këtë pallat. Së fundmi, është publikuar një video nga një person i rëndësishëm në Portugali, në të cilën dukej fasada e shtëpisë. Jo vetëm kaq, një Youtuber brazilian hyri fshehurazi në pallatin, i cili është në ndërtim e sipër, duke filmuar pjesën e brendshme.

Sipas “Look" është e pamundur të kesh privatësi në këtë shtëpi, pasi ndodhet aty ku banorët vendas mund ta shikojnë atë nga kopshtet e tyre. Përveç kësaj, ai është i rrethuar nga një fushë golfi, të cilën futbollisti 38-vjeçar tentoi ta blinte, por nuk ia doli.

Shtëpia e ëndërrave është kthyer në makth dhe

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll