Sport

Al Nassr ndryshon ofertën për Interin, dështon transferta e Brozovic te sauditët...

Lëvizja e Marcelo Brozovic te Al Nassr dështoi në minutën e fundit, pasi sauditët vendosën të ulnin ofertën e tyre ndaj Interit, me ‘zikaltrit’ që refuzuan dhe negociatat po ngecin.

30 Qershor 2023, 14:35 Nga DOSJA
Al Nassr ndryshon ofertën për Interin, dështon transferta e

ITALI - Kalimi i Marcelo Brozovic te Al Nassr konsiderohej i sigurtë deri pak orë më parë, pasi  skuadra e Cristiano Ronaldos fillimisht kishte rënë dakord me Interin dhe kishte pranuar kushtet e vendosura nga mesfushori kroat.

Mirëpo, skena ndryshoi shumë befas, pas vendimit të sauditëve për të modifikuar propozimin fillestar që i kishin dorëzuar “zikaltërve”.

Edhe pse të dyja palët kishin rënë dakord për 23 milionë euro, Al Nassr, sipas Gianluca di Marzio, ndryshoi kushtet e marrëveshjes, duke ofruar 15 milionë euro, plus bonuset.

Interi e refuzoi ofertën e re dhe për pasojë negociatat mes dy skuadrave “ngrinë”. Kalimi i kroatit Marcelo Brozovic te Al Nassr përkohësisht bllokohet.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll